Juventusi do ta ndërrojë emrin e stadiumit: “Alianc Arena” edhe në Itali

Stadiumi i Juventusit, ka shumë mundësi që, së shpejti, do ta ndërrojë emrin në “Alianc Arena”, pasi kompania e njohur në botë i ka ofruar klubit torinez 550 milionë euro për një bashkëpunim shumëvjeçar. “Shtëpia” e kampionit të Italisë është ndëruar dhe mban emrin e klubit që nga viti 2011, por, tani, udhëheqja e këtij klubi po mendon seriozisht që ta pranojë ofertën, kështu që, në një rast të tillë, ky sponsor do të ketë lidhje me pesë klubet më të pasur të botës, Mançester Junajtid, Real Madrid, Barcelona, Bajern Mynih dhe, tani, ka mundësi edhe Juventusi. “Alianc” është një kompani që ka kohë që e ushtron veprimtarinë e vet në fushën e futbollit. Me Bajernin, ajo po bashkëpunon që nga viti 2000, ndërkohë që para tri vitesh nënshkroi marrëveshjen e vazhdimit të bashkëpunimit deri më 2041.

Sfidanti.al