Andrei Kirilenko, një nga basketbollistët e paktë rusë që ka luajtur me dinjitet në NBA-në amerikane, ish-kapiten i përfaqësueses ruse dhe që, tani, ka veshur “kostumin” zyrtar të njeriut nr.1 të Federatës së Basketbollit të Rusisë, bën vlerësimin e tij se ku luhet basketbolli më i mirë në Evropë. “Sipas meje, janë pesë basketbollistë që dallohen qartë në kampionatin rus. Ata janë Kit Lengfordi i UNIKS-it, Sergej Karashev i Zenitit, Aleksej Shved i Himkit dhe, natyrisht, tandemi i CKSA-së së Moskës, Milosh Teodosiç dhe Nando De Kolo”, thotë Kirilenko, ish-basketbollist i NBA-së dhe një nga yjet më të mëdhenj të basketbollit evropian dhe botëror, duke u shprehur krenar për klubet ruse. “Pesë basketbollistët që unë përmenda, janë jo vetëm më të mirët në Rusi, por edhe në Evropë”, thotë Kirilenko.
Sfidanti.al