Trajneri i Totenhemit, Maurisio Poçetino, duke folur për ndeshjen e mbrëmshme mes Totenhemit dhe Realit të Madridit që u fitua 3-1 nga i pari, vuri në dukje se, sipas tij, edhe Hari Kein dhe edhe Kristiano Ronaldo janë të dy të jashtëzakonshëm.
‘Unë e respektoj shumë atë që ka bërë Ronaldo gjatë karrierës së tij, por, sidoqoftë, Keini është lojtari më nr.9 më i mirë në botë dhe unë nuk e ndërroj atë me asnjë lojtar tjetër, kushdo qoftë ai, madje, as me Kristiano Ronaldon”, vuri në dukje Poketino, duke shtuar se “ekipi ynë luan lirisht dhe se ne, mbas Realit të Madridit, do të luajmë kundër Liverpulit, Uest’hemit dhe Mançester Junajtidit; të gjitha ndeshjet janë një provim më vete”, vuri në dukje trajneri argjentinas.
Sfidanti.al