Paris Sen Zhermeni shënoi një fitore bindëse në Ligën e Kampioneve (LK), duke mundur 5-0 Anderlehtin belg, ndërkohë që duartrokitjet më të mëdha i fitoi mbrojtësi i majtë i “të shenjtëve” parisienë, Lejvin Kurzava, që la në hije sulmues të tillë, si Nejmar, Kavani dhe Mbape, duke qenë se ai shënoi plot tre gola në një ndeshje të Ligës së Kampioneve.
Që ta realizonte këtë “heroizëm”, Kurzavës i mjaftuan vetëm 26 minuta, pasi ai shënoi tre gola në min. e 52-të, 72-të dhe 78-të.
Sfidanti.al