Havier Tebas: “PSG-ja gënjen, përzejeni nga Liga e Kampioneve!”

Presidenti i Primerës spanjolle, Havier Tebas, kërkon që PSG-ja dhe Mançester Siti të përjashtohen nga Lidhja e Kampioneve (LK). Tebasi i akuzoi PSG-në dhe Mançester Sitin se të dy klubet nuk e kanë respektuar rregullin financiar të UEFA-s, fair play, kështu që këta të dy klubet duhet të përjashtohen nga LK-ja. “PSZH-ja dhe Mançester Siti kanë shpenzuar më shumë para sesa çdo klub tjetër për blerjen e lojtarëve të rinj gjatë pesë viteve të fundit. Të ardhurat e tyre të vërteta nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet e mëdha që kanë bërë këta dy klube për blerjet e shtrenjta të lojtarëve yje. Këta klube kanë sajuar sponsorë fiktivë të lidhur me shtetin. Shkurt, çmimet që janë paguar për lojtarët e blerë, nuk u përgjigjen atyre të pazarit. Kemi krahasuar të ardhurat e tyre me të ardhurat e Realit, Barcelonës, Junajtidit dhe të Bajernit të Mynihut, por këta të fundit janë më superiorë sesa ata”, vuri në dukje Tebasi, duke shtuar se PSG-ja fiton në vit vetëm nga sponsorët 344 milionë euro, shumë më tepër sesa Reali i Madridit, Barcelona, Junajtidi dhe Bajerni i Mynihut që janë klubë shumë më popullorë sesa PSG-ja franceze.

“PSZH-ja gënjen, sponsorët e këtij klubi janë fiktivë dhe të lidhur me shtetin e Katarit. Ky klub do të dëmtojë klubet e tjerë, nëse nëse ne do t’i lejojmë këta mashtrues që të konkurrojnë në Ligën e Kampioneve, ata duhen përzënë”, konsideron Tebasi.

Sfidanti.al