Barcelona me fitoren ndaj Levantes të shtunën, mbylli llogaritë e kampionatit spanjoll teksa fitoi titullin e saj të 8 në 11 sezone, 3 javë përpara fundit të kampionatit. Tashmë katalanasit janë krejtësisht të përqendruar te Liga e Kampioneve, triumfi në të cilën i mungon që nga viti 2015.
Në gjysmëfinale, skuadrën e Ernesto Valverden e pret një përballje e vështirë; ajo me Liverpulin, sfida e parë me të cilin do të luhet në Camp Nou. Me këtë rast në klubin spanjoll janë marrë masat dhe tashmë është krijuar një koreografi speciale me këtë rast, sic ndodh shpesh me skuadrën katalanase.
Me mijëra fletë letrash me ngjyrat e klubit dhe të Katalonjës do të përdoren për të pushtuar të gjithë Camp Noun dhe për të formuar frazën: ‘Gati për të ngjyrosur botën’; është kjo një mënyrë për të karikuar Messin dhe të tjerët në arritjen e objektivit të tyre për fitoren e një tjetre triplete për Barcelonën.
sfidanti.al