Zlatan Ibrahimovic përbën gjithnjë lajm të parë në Major League Soccer në kampionatin amerikan të futbollit. Dhe kjo jo vetëm për golat që shënon në ndeshjet e këtij kompeticioni, por edhe për sjelljen e tij në fushë dhe jashtë saj. Rasti më i fundit ishte ai i regjistruar në sfidën me Real Salt Lake me Ibrahimovic që shënoi në portën e skuadrës kundërshtare.
Pas shënimit të këtij goli, sulmuesi suedez shpërtheu me zemërim kundër Nedum Onuoha, faji i të cilit ishte markimi i ashpër që bëri ndaj sulmuesit të Los Anxheles Galaksi gjatë gjithë 90 minutave të kësaj ndeshjeje, një përplasje kjo mes dy futbollistëve që mësohet se vijoi edhe në tunelin që conte skuadrat në dhomat e zhveshjes.
sfidanti.al