Nuk nënshkroi Ronaldo për Juven, por Juvja për Ronaldon!

Gjatë kësaj vere, transferimi më i bujshëm ishte kalimi i Kristiano Ronaldos te Juventusi i Torinos. Në faqen facebook të gazetës “San”, bëhet një krahasim interesant mes Juventusit dhe Ronaldos, nga i cili mund të nxirret konkluzioni se nuk ka nënshkruar Ronaldo për Juventusin, por ka ndodhur e kundërta!

Ronaldo ka 73,3 milionë pasuesish ose fansa në Twitter, ndërkohë që Juvja ka “vetëm” 6,1 milionë pasues. Juventusi, deri tani, ka fituar gjithsej dy tituj të Ligës së Kampioneve, kurse Ronaldo – pesë tituj të Ligës së Kampioneve në konkurrimin evropian më të rëndësishëm. Që nga viti 2007, “Zonja e vjetër” torineze ka shënuar gjithsej 102 gola në Ligën e Kampioneve, ndërsa Ronaldo, deri tani, ka shënuar në këtë Ligë 119 gola!

Sfidanti.al