Stoperi i Realit të Madridit dhe të përfaqësueses franceze, Rafael Varan, duke qenë vetëm 25 vjeç, ka marrë pseudonimin “Zoti Titullli”. Në koleksionin e tij, ai ka, tanimë, 16 trofe, 15 nga të cilët me Realin e Madridit dhe një me përfaqësuesen e Francës në Botërorin e fundit të Rusisë, ku fitoi titullin e kampionit të botës. Qëkur ka debutuar me Realin në sezonin 2011/12, Varani kater herë ka fituar Ligën e Kampioneve, dy herë La Ligën spanjolle, tri herë Superkupën e Evropës, dy herë Superkupën e Spanjës dhe një herë Kupën e Mbretit të Spanjës.
Më interesant është fakti se ky futbollist francez 25-vjeçar nuk ka humbur asnjë ndeshjefinale. Ai nuk luajti në ndeshjet finale të Kupës së Mbretit, më 2013, kundër Altetikos, kur Reali humbi, ashtu edhe në finalen e kampionatit evropian para dy vitesh, kur Franca u mund 1-0 nga Portugalia.
Sfidanti.al