Alison Beker eshte me prane Liverpulit. Bisedimet mes drejtuesve te Romes dhe The Reds per portierin brazilian kane avancuar ne menyre te menjehershme. Klubi anglez ka derguar me zyrat e verdhekuqve nje oferte prej 70 milione Eurosh e bonuse te tjera per Alison.
Eshte nje situate ku te krijohet ndjesia se tratativa per transferimin e 26 vjecarit ne Anfield mund te mbyllet per 75 milione Euro. Nga klubi nuk ka pergenjeshtrime, por eshte krijuar ideja se Monchi eshte ne pritje te Çelsit i cili me shume gjasa do te humbase Kurtua. Nderhyrja e Bluve te Londres mund te shkaktoje nje ankand te vertete qe sjell edhe rritjen e çmimit te futbollistit.
Nese Alison do te lere Romen, verdhekuqte do te kerkojne te mbyllin bisedimet me Paris Sen Zhermenin per blerjen e Areoles, nderkohe qe nje alternative tjeter eshte portieri i Kopenhagenit dhe Suedise, Robin Olsen.
Sfidanti.al