Shpërblim “modest” i Kroacisë për përfaqësuesen “heroike”

FIFA do t’i japë Kroacisë si finaliste dhe fituese e vendit të dytë gjithsej 28 milionë dollarë, ndërkohë që me të drejtë pritej që edhe vetë shteti kroat ta shpëblente ashtu siç e meritonte ekipin e vet që bëri një heroizëm të vërtetë në Botërorin e Rusisë, duke dalë në finale, ku u mund 2-4 nga Franca.

Por shuma që ka parashikuar shteti kroat që t’i shpërblejë lojtarët e vetë që arritën një sukses historik të pashembullt, është mjaft modeste. Në fakt, shpërblimi financiar për lojtarët e përfaqësueses kroate ka qenë caktuar para fillimit të Botërorit, kështu qëpavarësisht nga suksesi historik, futbollistët kroatë do të marrin nga 11 000 dollarë për person, trajneri Zllatko Daliç –9 500 dollarë, ndërsa stafi i trajnerëve dhe i specialistëve do të ndajnë 15 000 dollarë.

Sfidanti.al