Nuk ka në kohët e sotme një futbollist më fatkeq sesa braziliani, dikur një yll aq i shndritshëm tek Liverpuli, sa Barcelona e mori për 120 milionë euro, plus 40 milionë euro të tjera në formë shpërblimesh për arritje të ndryshme. Me 160 milionë euro në total, Filip Kutinjo është lojtari më i shtrenjtë i marrë nga katalanasit, por edhe më fatkeqi pasi kurrë nuk arriti në atë nivel që shpresohej. Për më tepër, për 9 muaj nuk luan për shkak dëmtimi. Gjatë vetës, në “Kamp Nou” bënë çmos që ta largonin, por nuk ia dolën pasi kostot ishin të larta, veçse trajneri Ronald Kuman e ka me sy të mirë. Largimi i Mesit dhe Grizmanit ka krijur hapësira dhe pritet që tekniku holandez ta hedhë në fushë në Champions ndaj Bajernit. Kutinjo do të luajë një sasi minutash, dhe kjo do të ndodhë pas plot 259 ditësh mungesë. Ku i dihet, fati mund t’i kthehet për mbarë dhe braziliani të tregohet po aq magjik sa dikur tek Liverpuli i Jurgen Klopit.
Sfidanti.al