Kapiteni kundër 60 000-ve, fisnikëria e Levandovskit në sfidën me Anglinë

E meriton padyshim shiritin që mban në krah dhe jo vetëm për atë që ka bërë për kombëtaren dhe për imazhin e vendit të tij. Robert Levandovski e tregoi edhe në ndeshjen me Anglinë se çfarë personaliteti i futbollit është, duke i dalë kundër një pjese të madhe të tifozëve në stadiumin e Varshavës, ndërsa këndoheshin himnet. Edhe pse ishin 60 000 tifozë që e vërshëllyen himnin e Anglisë dhe veprimin e lojtarëve anglezë që u gjunjëzuan në shenjë lufte kundër racizmit, Levandovski vendosi të vepronte me shembullin e tij. Në kohën e vërshëllimave, sulmuesi i Bajernit tregoi me gisht shiritin e tij të kapitenit ku shkruhej fjala “respekt”. Kjo u vlerësua lart nga mediat britanike dhe ato në të gjithë botën. Ndeshja përfundoi 1-1, dhe ndonëse Levandovski u mbulua fort nga mbrojtja angleze, ai tregoi veten duke shërbyer asistin e golit të barazimit të shënuar nga Shimanski.

Sfidanti.al