Një boksier profesionist i peshave të mesme (ose të lehta-të rënda) e ka fituar titullin si më i miri në rruzull në kategorinë e tij, por padyshim që do të duhet të luftojë sërish. Robin Krasniqi, gjermani me origjinë shqiptare, do të duhet të presë 4 javë për të zhvilluar ndeshjen ndaj rivalit të tij Dominik Bëzel. Luftimi do të jetë në 9 tetor në Magdeburg dhe dy boksierët pozuan pranë njëri-tjetrit në buzë të lumit Elbë. “E kam shijuar titullin botëror dhe jam gati, – thotë 34-vjeçari Krasniqi, – adrenalina është në maksimum dhe unë mund të bëj edhe më shumë”.
Sfidanti.al