Kur i ndodh edhe Gjermanisë, çfarë frike nga fluturimet ajrore

Shumica dërrmuese e njerëzve që udhëtojnë me aeroplan, ndjejnë një lehtësim të madh në përfundim të zbritjes në pistë, ndërsa ka nga ata që e shprehin me gjeste apo thirrje. Sesa rrezik ka udhëtimi ajror (ndonëse viktimat prej tij janë shumë më të pakta si përqindje sesa në aksidentet automobilistike), u kuptua nga problemet që pati kombëtarja e Gjermanisë në kthimin nga Rejkjaviku. Sipas informacioneve, një gjenerator mbështetës në avion pati probleme, dhe piloti vendosi të bënte një ulje urgjence në Edinburg të Skocisë. Aeroplani hasi vështirësi në lartësinë gati 10 000 metra, ndërsa ishte pikërisht mbi qiellin skocez. Futbollistët gjermane qendruan në sediljet e tyre për të respektuar rregullat e Kovidit, derisa defekti u rregullua dhe ata shkuan shëndoshë e mirë në Frankfurt.

Sfidanti.al