Mancester Siti, Guardiola, letër 114 tifozëve për t’I ftuar për darkë

Klasi te një person as nuk blihet e as nuk mësohet në shkollë, atë e ka gjithnjë me vete një person. Kjo u pa edhe te trajneri I Mancester Sitit, Pep Guardiola tnë drejtim të të gjithë tifozëve që në 18 shtator e ndoqën skuadrën në Ukrainë për ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve me Shaktjor Donjetsk e fituar nga Citizens 3-0

Lajmi vjen nga rrjeti social Tëitter, pikërisht nga Darren Page,që është një prej 114 tifozëve që kanë marrë këtë letër të cilën e postoi në profilin e tij. Në letrën e tij, Guardiola pasi shprehu mirënjohjen për Darren Page dhe 113 tifozët e tjerë për mbështetjen ndaj skuadrës së tij, e ftoi për një Hospitality për ndeshjen e 26 nëntorit që Mancester Siti do të luajë ndaj Shaktjorit

‘Hospitality’ I Mancester Sitit përfshin mundësinë për të ndjekur neshjen në stolat e ngrohur, të shohësh futbollistët që hyjnë në fushën e lojës nëpërmjet xhamit dhe të shijojnë një darkë në restorantin që jep mundësinë të shohësh tunelin që të con në dhomat e zhveshjes. Paketa ‘Tunnel Club’ në versionin standard nis nga 600 Paund për person, ndërsa paketat ‘VIP’ kushtojnë 12 mijë Paund për një grup prej 10 personash. Diferenca është se me paketat ‘VIP’ të 10 personat kanë një kabinë private për të parë ndeshjen.

Nëse 114 tifozët do të priten te ‘Chairman’s Club’, kostoja zbret në 359 Paund për person për një darkë me pesë pjata dhe me një pozicionim ma pak të sofistikuar, stolat janë gjithnjë të ngrohtë, por pak më lart nga fusha

Ndeshja mes Shaktjorit dhe Mancester Sitit u luajt në stadiumin e Metalistit në Karkiv, sepse stadiumi I Shaktjorit është dëmtuar nga bombardimet e për më tepër Donjetsku nuk ofronë siguri maksimale duke parë situatën në Ukrainë. Llogaritë se distanca Mancester-Karkiv ishte 6437 km, një udhëtim që nuk mund të bëhej me fluturim direkt dhe që kërkoi përdoriminm e disa mjeteve.

E megjithatë ata 114 tifozë ia dolën mbanë. Mancester Siti fitoi atë ndeshje sepse ishte ndoshta ekipi dukshëm më I fortë dhe jo për shkak të tifozëve që e ndoqën, por është dicka e mrekullueshme që një trajner I madh si Guardiola I bëri lkëta 114 persona të ndihen të rëndësishëm.

Sfidanti.al