Flamuri në të kundërt; Rusia ‘ngel në klasë’ fanelën e re

Fanelat e reja të përfaqësueses ruse nuk janë pëlqyer aspak nga Federata e futbollit të këtij vendi. Drejtuesit e këtij institucioni, në faktkanë udhëzuar stafin teknik të përfaqësueses ruse që të mos I përdorë uniformat e reja në sfidën me Belgjikën në Shën Pjetërburg për kualifikueset e Euro 2020 që do të thotë se rusët do të përdorin uniformat e vjetra për këtë ndeshje.

Po cila është arsyeja që Federata Ruse ‘ngeli në klasë’ uniformat e reja? Ngjyrat e fanelës së re duken në krahun e kundërt dhe të kujtojnë flamurin serb dhe jo atë rus. Fanela e re e krijuar nga Adidas është e kuqe dhe ka dy shirita blu dhe të bardhë te mëngët, ndërkohë që rusët I duan këto ngjyra në pozicione inverse.

Ndërkaq Adidas ka reaguar dhe ka thënë që nuk bëhet fjalë aspak për një gabim, por është një efekt I kërkuar vetë.

‘Ngjyrat bëhen ato të flamurit rus kur futbollistët apo tifozët ngrejnë krahët për të festuar një gol të skuadrës së tyre-shpjegon një zëdhënës I Adidas-objektivi ynë ishte të siguroheshim që flamuri të ishte korrekt pikërisht në momentet e fitores’.

Gjithsesi Adidasi ka nisur tratativat me Federatën Ruse të Futbollit për të gjetur një zgjidhje për këtë cështje.

Sfidanti.al