Llogaritë po bëhen dhe bavarezët nuk është se kanë ngelur shumë të kënaqur. Ata nuk njihen për dorëlëshuar, por Filip Kutinjo duket se rëndon shumë më tepër sesa mund të durojnë, ndonëse u detyruan ta merrnin me nxitim në verë, sepse rrezikuan të mbeteshin duarbosh. Çdo ndeshje në të cilën aktivizohet braziliani vlen mbi 650 000 euro. Kjo, sepse ai ka rrogë vjetore prej 23 milionë eurosh si dhe për të u paguan mbi 8 milionë euro, në kohën që u huazua. Bajerni mund ta marrë Kutinjon nëse paguan nja 110-120 milionë euro, por nuk dihet nëse kjo mund të ndodhë sepse ylli brazilian nuk po shkëlqen ashtu si në ndeshjet e para, madje trajneri Flik ka preferuar të aktivizojë më shumë Tomas Mylerin.
Sfidanti.al