Është 18 vjecar dhe konsiderohet si një nga futbollistët më premtues të futbollit evropian. Bëhet fjalë për sulmuesin e Monacos, Kylian Mbappe i cili e përkufizon veten si lojtarin më me fat dhe kjo për faktin se ai luan përkrah Radamel Falcaos pasi prania e tij po ndikon jo pak në suksesin e këtij sezoni. ‘Mendoj se jam lojtari më me fat te Monaco-tha Mbappe për UEFA-kjo sepse më është dhënë mundësia që të luaj përkrah një futbollisti si Falcao edhe pse jam në fillimin e karrierës sime. Falcao ka lënë gjurmët e tij në këtë sport duke shënuar një numër të madh golash’
Monaco është në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve ku do të luajë kundër Juventusit, por për Mbappe ndeshja që ka lënë më shumë shenjë është ajo me Manchester City e zhvilluar në ‘Ettihad Stadium’, pasi pikërisht aty u aktivizua për herë të parë në formacionin bazë. ‘Ndërsa hyja në fushë dëgjoja muzikën e Champions League dhe ishte speciale për mua-vijoi Mbappe-për mua ka qenë një ëndërr të luaja ndeshje të tilla të cilat i kam ndjekur gjithnjë dhe që vazhdoj ta bëj’
sfidanti.al