Liga e Kampioneve mbetet një obsesion për tifozët e Juventusit, që edhe këtë vit pa të humbasë një finale të këtij kompeticioni. Megjithatë klubi torinez mund të ngushëllohet me dicka tjetër; të ardhurat financiare. Në fakt askush nuk ka mundur të arkëtojë më shumë para se Zonja e Vjetër në kontinentin evropian.
‘Skuadrat që morën pjesë në fazën e grupeve të Ligës së kampioneve në sezonin 2016/2017, dhe 10 skuadrat e eliminuara në fazën e playoffit kanë siguruar në total 1.396 miliardë Euo nga UEFA-komunikon qeveria e futbollit evropian në faqen e saj të internetit
Në krye të këtij klasifikimi të vecantë është Juventusi me 110.4 milionë Euro duke lënë në vendin e dytë Leicester me 81.6 milionë Euro( një surprizë e vërtetë kjo), ndërkohë që kampionët e Evropës së Realit të Madridit janë vetëm në vendin e tretë me 81.051 milionë Euro. Në dhjetëshen e skuadrave me më shumë të ardhura të përfituara nga UEFA janë edhe Monako, Arsenali, Atletiko Madrid, Barcelona, Paris Sën Zhermen dhe Bajerni i Mynihut
Sfidanti.al