PSG, aktivizohen vetëm 16 lojtarë, Di Maria udhëheq të pakënaqurit…

Pari Sën Zhermen nuk e ka nisur kurrë kaq mirë, e megjithatë jo të gjithë janë të lumtur tek skuadra e Unai Emeri. Faji është pikërisht i trajnerit që nuk i aktivizon të gjithë futbollistët edhe pse në 13 ndeshje ai ka mundur të regjistrojë 12 fitore dhe 1 barazim me një bilanc prej 43 golash të shënuar e vetëm 7 të pësuar. Në fakt fushën e gjelbër e shohin vetëm 16 futbollistë duke lënë të pakënaqur gjithë të tjerët.

Ai që udhëheq këtë listë është pikërisht Anhel Di Maria që arriti deri aty sa nuk e festoi fare golin e tij në Ligën e Kampioneve në fitoren 4-0 ndaj Anderlehtit. Në fakt argjentinasi preferoi që të qëndrojë me kokën e ulur pavarësisht përqafimit të futbollistëve të tjerë të Paris Sën Zhermen. Një gjest ky sipas ‘L’Equipe’ nuk është aspak një rastësi, përkundrazi: ‘Anhel e bëri vetë këtë veprim sepse është i shqetësuar pasi po aktivizohet shumë pak-lexohet tek e përditshmja franceze që citon një prej përfaqësuesve të Di Marias, i cili gjatë merkatos së verës kërkoi edhe largimin nga Paris Sën Zhermen kur pa ardhjen e Nejmarit dhe Mbapesë.

Klubi parizien refuzoi shitjen e tij poër 40 milionë Euro, ndërkohë që kundër shitjes së fubollistit doli edhe vetë Emeri i cili e konsideroi argjentinasin thelbësor në planet e tij. Përvec Di Marias, pakënaqësi për akltivizimin e pakët ka shprehur edhe Julian Draksler për të cilin flitet se është i interesuar Bajerni i Mynihut. Nuk kanë luajtur shumë minuta as Lo Celso, Nkunku, Lukas, Pastore e Trapp. Por më keq nga të gjithë është Ben Arfa që është në një konflikt juridik me klubin transalpin dhe tashmë është lënë jashtë skuadre.

Sfidanti.al