Federer dhe tërheqja nga tenisi: Herët a vonë do të ndodhë

Për fat të keq, Roxher Federer nuk është i përjetshëm. Klasi i tij në fushat e tenisit do të jetojë përgjithmonë, por karta e identitetit nuk gënjen. Edhe për zviceranin vitet ikin dhe këtë e pranion vetë 36vjecari i cili tashmë ka filluar të mendojë edhe për tërheqjen nga aktivitetet.

‘E di që herët a vonë do të vijë moment që të tërhiqem nga tenisi-tha Federer-e di që tashmë nuk jam më 22 vjec, por ende nuk e kam përcaktuar një datë për të dalë në pension. Nëse trupi im do të ma lejojë akoma,  nëse familja do të më lejojë,  nëse do të vijoj me fitoret dhe përsa kohë do të jem i lumtur që të vijoj udhëtimet,atëherë do të vazhdoj të luaj. Në rast se një nga këto 4 kushte nuk plotësohet atëherë do të jketë atdhur momenti që të them ‘Mjaft’’.

Sfidanti.al