Te Volfsburgu futbollistët janë të detyruar të lajnë dhëmbët pas cdo seance stervitore. Riti i pazakontë ka filluar të aplikohet nga trajneri Martin Shmit, i cili në 18 shtator zëvendësoi në pankinë, Andris Jonker. Arsyeja e kësaj zgjedhjeje, është se sipas Shmit aciditeti që formohet në gojë pas një sforcoje fizike duhet të eliminohet.
Nëse ai do të mbetet në organizëm, do të ketë ndikim në kohët dhe cilësinë e rekuperimit muskular të lojtarëve të Volfsburgut. Një rit ky që deri në këtë moment nuk është se ka sjellë përfitime të mëdha për skuadrën gjermane, duke qenë se pas 8 javësh kampionat, Volfsburgu është në vendin e pestë nga fundi në klasifikim me 8 pikë të fituara, ndërkohë që ai nuk e njeh fitoren që nga 26 gushti.
Sfidanti.al