Çelsi në kaos; lojtarët i dalin kundër Kontes

Çelsi është në një moment delikat. Blutë e Londrës vijnë pas 2 humbjeve në Premier League dhe barazimit në Ligën e Kampioneve me Romën dhe tani në Angli janë të sigurt se trajneri Antonio Konte po rrezikon gjithnjë e më shumë shkarkimin. Por më shumë se rezultatet, telashet më të mëdha Konte i ka nga futbollistët të cilët kanë filluar të shfaqin pakënaqësitë ndaj tij. Sipas tabloidit britanik ‘Daily Mail’, futbollistët më të rëndësishëm të Çelsit  janë ankuar për Konten pasi ky i fundit aplikonte stërvitje të lodhshme.

Një tjetër problem për Konten është edhe cështja e dëmtimeve të lojtarëve. Edhe të mërkurën ndaj Romës, Kontes iu desh të bëjë pa dy futbollistë,Kante dhe Moses që të dy për problem fizike, ndërsa Alvaro Morata u riaftësua vetëm në castet  e fundit nga një dëmtim muskular. Sipas disa prej lojtarëve të Çelsit, që preferuan të shfaqnin paknaqësite  e tyre për ‘Daily Mail’ këto dëmtime nuk kanë qenë të rastësishme. ‘Nëse vitin e kaluar, metodat intensive të stërvitjes së Kontes funksionuan, është sepse Çelsi luajti vetëm ndeshje të kampionatit, pasi nuk kishin impenjime në Evropë-theksuan lojtarët për tabloidin britanik-por tani jemi të detyruar që të luajmë cdo 3 ditë dhe strërvitjet e rënduara janë kthyer në një mbingarkesë te rrezikshme për skuadrën.

Sfidanti.al