Ashtu siç ndodhi me ardhjen, i tillë duhej të ishte edhe largimi. Kristiano Ronaldo duhej të “shenjtërohej” si njeriu i momentit në transferimet e tij në futboll, dhe kështu kërkoi në rastin e braktisjes së Realit. Portugezi e paska ndarë mendjen që në verën e 2017-ës, kur kuptoi se nuk do t’i jepnin një kontratë të paktën të barabartë me atë të Mesit. Me t’u marrë ky vendim, nisi hulumtimi se ku duhej të shkonte.
Man. Junajtid? Milan? Paris SG? Jo, në fund doli Juventusi. Përse jo Murinjo? Sepse ofroi pak. Përse jo Milani? Sepse nuk ishte skuadër e madhe edhe pse “Marka” thotë se ofroi 150 milionë euro për Ronaldon. Përse jo PSG? Sepse CR7-ta kërkoi që transferimi të ndodhte vetëm në 31 gusht, në mënyrë që Reali të mos kishte mundësi të merrte Mbapenë apo Nejmarin. Ishin shumë pikëpyetje dhe shumë kombinime që rrezikonin, ndaj në fund mbeti Juventusi, një klub i madh, fitues, dhe që dha 100 milionë eurot që kërkoi Florentino Perezi.
Sfidanti.al