Ç’thotë legjenda Valdano : Sistemi VAR si loja e futbollit me.. perzevativ !

Sistemi i ri teknologjik VAR (Video Assistance Refferee) është kritikuar nga shumë figura të njohura të futbollit botëror, pavarësisht se këto kritika nuk i kanë penguar UEFA-n dhe FIFA-n që ato ta apikojnë këtë sistem në fushat e futbollit. FIFA e përdori atë në Botërorin e Rusisë, ndërsa UEFA do ta përdorë në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve.
Ndërkohë, disa liga kryesore evropiane, si ato italiane dhe spanjolle, kanë filluar që ta përdorin këtë videosistem. Por, megjithatë, ka figura të njohura të futbollit botëror që janë kundër këtij sistemi.
Kështu, legjenda e Realit të Madridit dhe te Realit Sartagosës, Horhe Valdano, dha shpjegimin më “orgjinal” lidhur me përdorimin e VAR-it. “Sistemi teknologjik VAR është si të luash futboll me kondom (perzevativ)”!, shkroi Valdano në profilin e tij në rrjetet sociale.