Luis Enrique ka paralajmëruar lojtarët e tij që të kenë kujdes nga Edinson Cavani, ngaqë di të bëj shumë.
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka lavdëruar sulmuesin e PSG’së, Edinson Cavani, i cili po kalon momente të jashtëzakonshme.
Ai tha se Cavani është sulmues i madh dhe po e kryen shumë mirë punën e tij.
“Statistikat e Cavanit janë të njëjta sikurse ato në Napoli. Ai është sulmues i madh dhe po e bën shumë mirë punën e tij. Shumë pak lojtarë mund të bëjnë atë që po bën ai dhe ky është një lajm i mirë për PSG’në”, tha Enrique gjatë konferencës për media.