Tomas Strakosha ka pasur një ndeshje të mirë ndaj Milanit, duke “harruar” momentin e golit të Susos.
Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma ka qenë lojtari më i mirë i ndeshjes Lazio-Milan, pasi u vlerësua me notën 8.0 nga Who Scored.
Paraqitje të mirë tregoi edhe portieri shqiptar, Tomas Strakosha, i cili u vlerësua me 6.7 nga 10 sa ishte maksimumi.
Ndeshja ndërmjet Lazios dhe Milanit përfundoi barazim 1:1 dhe trajneri i Lacios, Inzagi u ndje i vjedhur nga goli që shënoi Milani në fund, pas rasteve që humbi Lacio e tij bujare.