Keita-Lemar, Liverpuli duel rekordesh brenda klubit për transferimet

Nabi Keita është një lojtar i shkëlqyer edhe pse shumë i ri. Lajpcigu i rezistoi dy ofertave të Liverpulit për 22-vjeçarin e mesfushës, me të dytën që arriti në 80 milionë euro, por duket se anglezët kanë gjetur një “rrugë” për të realizuar planin e tyre. Keita nuk do të mbërrijë në “Anfild” këto ditë, ai do të luajë edhe këtë sezon për Lajpcigun, dhe më pas do të ndërrojë Bundesligën për Premier Ligën. Klauzola e tij e transferimit është 48 milionë stërlina, rreth 55 milionë euro, por Jurgen Klop ka paguar (besohet) edhe një shumë të madhe shtesë, duke arritur ndoshta tek 77 milionë eurot.

Tomas Lemar është ylli tjetër që kërkohet nga Klopi. Lojtari i krahut i Monakos pritet të shkojë në Liverpul, edhe pse është kërkuar nga Arsenali dhe Mançester Junajtidi. Të kuqtë dështuan me Mbapenë dhe me Menzhamin Mandin që shkoi tek Mançester Siti, por nuk dëshiron një tjetër humbje. 74 milionë stërlina, mbi 81 milionë euro mund të mos mjaftojnë për Klopin, por ai është gati të fusë në marrëveshje edhe kartonin e Divok Origit, dhe biznesi në total të shkojë 110 milionë euro. Pra, Lemar mund të thyejë që tani rekordin që pret Keita vitin e ardhshëm.

Sfidanti.al