Mbape, Lemar, Grizman, sa shumë “yje në shitje” te grumbullimi i Francës

Disa prej tyre janë të stabilizuar, dhe me mendje të mbledhur. Pol Pogba është i lumtur tek Mançester Junajtid, Aleksandre Lakazetë ndodhet aty ku deshi, tek Arsenali (edhe pse humbi në Liverpul), Usman Dembele më në fund realizoi ëndrrën dhe shkoi tek Barcelona. Gjithsesi, jo kushdo në grumbullimin e Francës është i qetë. Nënkampionët e Europës, të drejtuar nga trajneri Deshamp, stërviten në “Klerfonten” për ndeshjen ndaj Holandës në Botëror, dhe disa nga yjet janë “në vitrinë”.

Kilian Mbape, Tomas Lemar, Antuan Grizman. Dy të parët janë vërtet në prag të një ndryshimi të madh, ndërsa Grizman ndoshta duhet të presë një vit pasi nuk deshi të linte Atletikon e Madridit në momentin më të keq. Mbape pritet të shkojë tek Paris SG, me një shifër prej 180 milionë eurosh, ndërsa Lemar ka dalë si objektiv i papritur i Liverpulit, me Klopin gati të paguajë 80 milionë euro për të.

Trajneri i “gjelave” Deshamp, dha një tjetër shenjë se Mbape do të jetë i PSG-së. “Nuk mund të ankohet njeri që ai qendroi në Francë, – ta ai për gazetarët, – Kiliani e analizoi situatën dhe gjykoi se nuk ishte gati për të shkuar jashtë”.

Sfidanti.al