Jovetiç me numrin 10, prova më bindëse e largimit të Mbapesë!

Kilian Mbape do të largohet. E thonë edhe fakte që duken të pakundërshtueshme. Një fakt i tillë ishte një foto e sulmuesit malazez, Stevan Jovetiç, me fanelën e Monakos. Lojtari që i përket Interit, por që provoi Mançester Sitin dhe Seviljen, u fotografua i veshur pikërisht me fanelën me numrin 10, bluzën që Monako këtë sezon ia premtoi Kilian Mbapesë (nëse qendronte). Meqë 10-ta paska ndryshuar “pronar”, atëherë “pronari” i mëparshëm i bie që të ketë ndryshuar skuadër dhe fanelë. Kjo foto u vodh dhe u botua në një adresë në Tuiter, “Get Frenç Futboll” (Get French Football).

Sfidanti.al