Kaq shumë e urrejnë Liverpulin! Fitorja e Realit u festua  në Angli?!

Liverpuli humbi 1-3 ndaj Realit të Madridit në finalen e Champions-it në Kiev, kështu që klubi “mbretëror” fitoi trofeun e 13-të konkurrimit më elitar evropain, duke festuar, ndërkohë, edhe “tripletën” e njëpasnjëshme. Kuptohet se euforia më e madhe, me këtë rast, përfshiu Madridin, por nuk u festua më pak fitorja e klubit madridas edhe në “Ishull”.

Duket e çuditshme, por në rastin e futbollit, kjo gjë është normale. Në Angli, ka nga ata njerez që nuk e duan Liverpulin, madje edhe e urrejnë atë, sidomos tifozët e klubeve rivale. Provë lidhur me këtë është euforia që mbizotëroi mbas ndeshjes finale në Mançester, ku tifozët e Junajtdit festuan me të madhe, sikur ta kishin fituar ata Champions-in!. Një gjë e tillë ishte edhe e pritshme, pasi dihet armiqësia e madhe shumëdhjetëvjeçare mes tifozëve të “djajve të kuq” dhe “të kuqve” të Liverpulit, duke pasur parasysh rivalitetin e tyre të madh dhe se bëhet fjalë për dy klube që kanë fituar numrin më të madh të trofeve në “Ishull”.

Sidoqoftë, një nga arsyet që tifozët e Junajtidit e duan Realin, është beniamini i tyre, Kristiano Rinaldo, që ka luajtur në Mançester gjatë viteve 2003-2009.

“Kaq shumë e urrej Liverpulin, saqë tani, mbas humbjes së tij në finale, e ndjej veten aq të lumtur!”, shkruante një tifoz mançesteras në rrjetet sociale, ndërsa një tjetër: “Urime, Kristiano dhe Real, tani sezoni juaj nuk më duket më i keq. Nuk e shoh dot me sy Liverpulin!”.

Sfidanti.al