Mbas finales së madhe të Champions-it dhe gabimeve katastrofikë të portierit të Liverpulit, Loris Karius, që mund të thuhet se është “fajtori” kryesor për fitorën 3-1 të Realit të Madridit, deri te Kariusi ndër ngushëllimet e parë erdhi nga klubi italian i Napolit.
Në fakt, mbas ndeshjes, në rrjetet sociale, u shkruajtën shumë fjalë përqeshëse dhe tallëse në kurriz të Kariusit. Por, megjithatë, kishte edhe nga ata që e morën në mbrojtje portierin gjerman të Liverpulit dhe, midis tyre, ndër të parët ishte Napoli që në profilin e tij zyrtar në twitter shkroi:
“Mos qaj, Karius, çdokush mund të ketë një mbrëmje të keqe. Ki kurajë dhe shih përpara. Ke përqafime nga neve, Napoli!”.
Sfidanti.al