Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, gati nuk po e besonte se ekipi i tij e fitoi titullin e kampionit të Evropës për të tretën herë radhazi, pasi Reali i tij mundi 3-1 në finale në Kiev Liverpulin. Ky është titulli i 13-të në historinë e klubit “mbretëror”. Deri vitin e kaluar, asnjë ekip tjetër nuk e kishte mbrojtur titullin e kampionit të Evropës, kurse Reali, tani, arriti një “hat trick”, pra, e fitoi këtë titull aq të lakmuar për të tretën herë radhazi.
“Përfundimisht, kjo mbrëmje është historike, tre tituj njëri mbas tjetrit, kjo është çmenduri. Ne jetojmë që t’i përjetojmë këto momente. Nuk di ta përshkruaj atë që ndjej. Gjëra të tilla ndodhin vetëm në finale. Të gjithë luajtën shumë mirë”, vuri në dukje Zidane mbas ndeshjes.
Sfidanti.al