Italia buzëqesh në çaste krize; në sezonin 2019-2020 me 4 ekipe ne Ligën e kampioneve

Në këtë moment krize, Renditja e UEFA i jep ca lajme të mira futbollit italian. Në sezonin 2019-2020, Italia do të ketë 4 skuadra në Ligën e kampioneve dhe kjo edhe për meritë të lajpcigut  që mundi monakon  në sfidën e radhës së këtij kompeticioni me kampionët e Francës që mbetën përfundimisht jashtë tij.

Italia do të ketë 4 skuadra në Ligën e kampioneve në sezonin 2018-2019, mdërkohë që tani ka sigurinë matematike edhe për sezonin pasardhës . Edhe nëse skuadrat franceze i fitojnë të gjitha ndeshjet e tyre dhe ato italiane i humbisnin ato, Franca  do të arrijë në kuotën e 66,582 pikë-koeficent kundrejt 68,749 të akumuluara nga Italia

Klasifikimin vjetor  e kryeson Anglia me 12,785 pikë-koeficent e ndjekur nga Spanja me 11,825 dhe Italia me 9,833. Rusia është në vendin e katërt, ndërsa Franca e pesta. Gjermania ka pësuar rënie tqë ndjeshme dhe tani është në vendin e 9 me 6,142 pikë-koeficient.

Sfidanti.al