Sinan Bytyqi, talenti i humbur që ende i dhemb Pep Guardiolës

Ishte i destinuar që të bëhej një yll i futbollit. Një djalë shqiptar nga Kosova, i larguar nga vendi i tij prej luftës së bashku me prindërit, do të realizonte një ëndërr si shumë të tjerë, madje ëndrra e tij do të ishte ndër më të bukurat. Sinan Bytyqi ishte talenti që Pep Guardiola e ndoqi, ndërsa ishte i huazuar tek Go Ëhed Igëllsi në Holandë (Go Ahead Eagles). Një ditë, trajneri i madh katalan, e tërhoqi veç shqiptarin e Kosovës dhe i tha: “Të uroj fat, ajo që po bën këtu në Holandë, po monitorohet me kujdes prej meje”.

Papritur, një ditë gjithçka ndryshoi. Klubi holandez e thirri Sinanin dhe i tregoi një copë letër të ardhur nga Anglia, ku shikoheshin problemet në zemrën e tij, kardiomiopati hipertrofike, një sëmundje që nuk e lejonte të ishte futbollist profesionist. Kjo fjali e rëndë iu tha në fund të vitit të kaluar dhe Sinani kaloi një periudhë shumë të vështirë të jetës.

Tashmë, ai ka gjetur një ngushëllim tek Mançester Siti, ku Guardiola e ka caktuar si një “gjahtar talentesh”, pra ai duhet të gjejë të rinj që të arrijnë atë që nuk e arrit dot ai, të bëhen yje të futbollist profesionist. Të paktën, shqiptari i Kosovës nuk u largua për fare nga sporti i tij i zemrës.

Sfidanti.al