Rebusi i gruas së Uejn Runit, e tradhëtuar, por larg divorcit!

Jam tradhëtuar disa herë dhe jam mërzitur shumë herë! Këto ishin fjalët e mesazhit të hedhur në rrjetet sociale nga gruaja e Uejn Runit, Kolin (Coleen). Nëna e tre fëmijëve, që po pret të katërtin, krijoi një “rebus” të vërtetë me “hartimin” e bërë publik pas tradhëtisë së fundit të burrit të saj, ndodhur në shtator. Për më tepër, Kolin, është dëshpëruar e mërzitur disa herë edhe nga huqet e tjera të Uejnit, siç është alkooli.

Gjithsesi, ajo thekson se “nuk kam ndërmend të divorcohem, ndonëse e kam menduar një gjë të tillë, dhe më dukej se martesa ime po merrte fund”. Kolin siguron të gjithë ata që e lexojnë dhe e ndjekin se “nuk jam budallaqe, dhe nuk po sillem me Uejnin sikur asgjë nuk ka ndodhur”. Epo, dy duhet të jenë arsyet që Kolin nuk ndahet nga i shoqi. Besohet, shkaku kryesor mund të jenë fëmijët, ndërsa i dyti, fakti që në krah të tij siguron një jetesë vërtet përrallore. Ndoshta, mund të ketë edhe një arsye tjetër, që ajo ende ka shpresë ta kthejë të shoqin “në rrugën e Zotit”.

Sfidanti.al