Ikardi ben San Siron te ulerije dhe Vanda Naren…te qaje

Mauro Ikardi e nisi ne menyren me te mire te mundshme aventuren ne Ligen e Kampioneve me Interin duke shenuar nje eurogol ne fitoren e zikalterve me Totenhamin. Goli i tij beri qe te shpertheje i gjithe stadiumi, nderkohe qe bashkeshortja e tij shpertheu ne lote qe sigurisht ishin lote gezimi, nje emocion qe ajo e shpreh nepermjet rrjeteve sociale.

‘Lote gezimi.Krenari dhe asnje pike dyshimi-shkruante Vanda Nara ne Instagram-mire se erdhe ne Ligen e Kampioneve, Mauro Ikardi. Te dua’.

Ditet e fundit mbi sulmuesin argjentinas kishin vershuar kritika te shumta per formen e shfaqur ne kete fillim sezoni nr kampionatin italian dhe argjentinasi gjeti momentin me te mire per t’ua mbyllur gojen te gjithe kritikeve.

‘Prisnim prej 3 muajsh kete ndeshje-tha Ikardi-nje fillim i tille i Liges se Kampioneve na jep force per te permiresuar gjerat ne kampionat. Kjo fitore na jep besim dhe ne shohim perpara, por duhet te ruajme qetesine’.

Sfidanti.al