Europa League, Çelsi e nis me PAOK, pa Hazard

Kete te enjte starton edicioni i ri i Europa League ku emrat e njohur te futbollit evropian nuk mungojne dhe nje prej tyre eshte Çelsi. Skuadra londieze ne paraditen e se merkures u nis drejt Athines per te zhvilluar ndeshjen e pare te saj ne kete kompeticion ndaj PAOKut dhe ne radhet e saj mungonte nje emer si ai i Eden Hazard.

Sipas medias britanike, mesfushori belg eshte lene pushim nga trajneri Mauricio Sarri me italianin qe preferon ta kete ate sa me ne forme per kete sezon ne Premier League angleze, kampionat te cilin Çelsi e ka nisur shume mire me 5 fitore ne 5 ndeshje. Gjithnje sipas medias britanike, ne skuader jane Geri Kehill dhe Robin Loftus-Cik me kete te fundit qe do te kerkoje te shfrytezoje minutat qe do t’i jepen ne dispozicion per t’i treguar Sarrit se eshte nje alternative e vlefshme per skuadren.

Çelsi eshte ne grupin L te Europa League ku pervec PAOK, klubi Londinez do te perballet edhe me BATE Borisov dhe ekipin hungarez te MOL Vidit.

Sfidanti.al