Ibrahimoviç nuk luan në Champions, tjetër goditje për Milanin!

Milan duhet të bëjë pa Zlatan Ibrahimovic në Ligën e Kampioneve. Ndryshe nga sa shpresonin tifozët kuqezi, sulmuesi suedez nuk u përfshi në listën e re që klubi i Milanit ka dorëzuar në UEFA me lojtarët që do të ketë në dispozicion nga ndeshja kundër Totenhem në fazën e 1/8 në Champions League. Një zgjedhje suprizë në ditën që Ibrahimovic është kthyer të stërvitet për herë të parë me skuadrën pasi është në fazën e fundit të rikuperimit, pas operacionit në gju që e mban jashtë fushave që nga qershori i vitit të shkuar.  Ka qenë vendimi i trajnerit Stefano Pioli dhe lidhet me aspektin teknik. Trajneri i Milanit ka bërë të ditur se dëshiron të grumbullojë lojtarët që kanë minuta loje në këmbë dhe janë të gatshëm fizikisht.

Sfidanti.al