I ka ndodhur edhe Guardiolës të mos e pyesin lojtarët, qëlloi tek Bajerni!

Flitet për humbjen më të rëndë të karrierës së tij, atë 4-0 në “Alianc Arena” ndaj Realit, një nga disfatat më të mëdha të Bajernit në Champions. Ajo ndeshje do të mbahet mend jo vetëm sepse loja i doli nga duart vendasve, por edhe sepse (siç thotë ndihmëstrajneri Torrent) futbollistët nuk deshën t’ia dinin për taktinën e propozuar nga trajneri Pep Guardiola. “Pepi donte një taktikë më pritëse, më të kujdesshme, – tha ai për “Kikerin”, – por, lojtarët deshën të rrezikonin më shumë, për të përmbysur rezultatin”. Ndeshja e parë në Madrid kishte përfunduar 1-0 për Realin, edhe pse Bajerni kishte luajtur më mirë. Vetë Guardiola i ka rënë shkurt asaj historie, duke e quajtur gabimin më të madh në karrierë. Sergio Ramos shënoi dy gola, dhe po aq Kristiano Ronaldo. Gjithsesi, Torrenti vlerëson veçmas kapitenin bavarez, Filip Lahm, që luajti shumë mirë, duke e krahasuar me ish-yllin e Barcelonës, Ksavin.

Sfidanti.al