Për danezin bëri një telefonatë në mënyrë që ai të ndihej mirë, por duket se nuk mjafton. Antonio Konte duhet të bëjë më shumë për të bindur Kristian Eriksenin se tek Interi ka gjetur ekipin e duhur. Mediat italiane shkruajnë se mesfushori danez, deri tani, është i pakënaqur me aktivizimin dhe kërkon minutazh. Konte, ndërkaq, kërkon formë më të mirë dhe kuptim më të mirë të filozofisë së tij. Ndryshe nga Lukaku apo Lautaro Martinez, Erikseni ende po vuan.
Gjithsesi, tema e ditës tek Interi është largimi pikërisht i Lautaros, dhe përforcimet që duhen marrë. Me 111 milionë euro që e ka kartonin (edhe pse mund të paguhet më pak), do ta ndihmonte shumë klubin, që pret edhe paratë nga Ikardi, Perishiçi e Naingolani. Synimi i Kontes është dyshja Tonali-Vidal në mesfushë. i pari i Breshës, i dyti nga Barcelona. Me këta të dy, sipas “La Gazeta delo Sportit”, do të krijohej një skuadër e denjë për titullin kampion.
Sfidanti.al