Guardiola provokon: Mos fluturoni lart, shihni ç’i ndodhi Junajtidit!

Mançester Siti vazhdon të mbetet në konkurrim për katër tituj, ndërkohë që në ndeshjen e fundit të FA Kupës ai eliminoi Njuportin, duke u kualifikuar për në çerekfinale të saj. Mbas kësaj ndeshjeje, në të cilën trajneri i “qytetarëve” nuk bëri shumë eksperimente në formacionin e tij, Pep Guardiola, lëshoi një lloj provokacioni në adresë të Junajtidit, duke deklaruar:

“Ne luajmë në katër konkurrime me ndeshje që ndryshojnë njëra nga tjetra. Në ndeshjen e fundit ne si kundërshtar patëm një ekip të ligës së 4-t, kurse tani dotë luajmë në Ligën e Kampioneve. Në këto kushte, ju duhet të përshtateni dhe duhet ta ndryshoni qendimin mental. Do të bëni gabimin më të madh, nëse mendoni se ju jeni më të mirë sesa kundërshtari. Ky është një gabim i madh. Shihni se çfarë i ndodhi Junajtidit, të gjithë e lavdëronin atë, duke thënë se është më i mirë sesa PSZH-ja, por ne e pamë atë që ndodhi. Duhet të qëndroni me këmbë në tokë dhe të përgatiteni mirë”.

Sfidanti.al