A e synon Juvja rekordin e Kontes, Alegri e mohon!

Juventusi momentalisht ka 66 pikë mbas 24 ndeshjesh të zhvilluara në Serinë A, më saktë, 21 fitore dhe tre barazime, pra asnjë humbje dhe ndodhet në rrugë të mbarë që të vendosë një rekord të ri.

“Zonja e vjetër” ndodhet në rrugën drejt vendosjes së një rekordi të ri sa u përket pikëve të fituara në kampionatin më të fortë italian, rekord të cilin e ka vendosur ekipi nën drejtimin e Antonio Kontes me 102 pikë, por, sidoqoftë, trajneri aktual i klubit kampion të Italisëe, Masimo Alegri, është modest dhe nuk bën deklarata në këtë drejtim, por vetëm se thotë se atij doi t’i mjaftonin edhe 90 pikë që të arrinte objektivin më të rëndësishëm.

“Kam mendimin se në këtë sezon 90 pikë do të jenë të mjaftueshme që ne të sigurojmë Skudeton”, deklaroi Alegri.

Sfidanti.al