Ekipi i javës në Champions: “Bujrum” Sherif, jashtë Mesi e CR7-ta

Kishte disa lojtarë që spikatën për dy ditë në Ligën e Kampionëve, por nuk u përfshinë dy superyjet e epokës edhe pse shënuan dy gola tepër të rëndësishëm. Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo u lanë jashtë formacionit të javës në Champions, pavarësisht rolit të tyre si heronj për Paris SG dhe Mançester Junajtidin. Në ekipi u përzgjodhën të tillë si i riu Kërtis Xhons i Liverpulit, Federiko Kieza i Juventusit, ndërsa në rolin e portierit ishte greku Jorgos Athanasiadhis i Sherifit të Tiraspolit që bëri pritje të mëdha në Madrid ndaj Realit (fitore 2-1). Tre lojtarë të ekipeve italiane ishin në mbrojtje si Toloi (Atalanta), Bonuçi (Juve) dhe Shkriniar (Inter), në ekip ishte Sebastien Til gjithashtu i Sherifit.

Sfidanti.al