Drejt Totenhem-Juventus, Kejn: Nuk humbasim prej 17 ndeshjesh, jemi favorite

Herri Kejn nuk e fsheh optimizmin e tij per nje kualifikim te mundshem ne çerekfinale te Liges se Kampioneve. Sulmuesi anglez ne prag te sfides qe londinezet do te luajne me Juventusin ne Wembley, deklaroi se Totenhemi eshte favorit per t’u kualifikuar, nje bindje qe u krijua pas barazimit 2-2 ne ndeshjen e pare ne Torino.

‘Perpara se te luhej ndeshja e pare nuk ishim favorite, por tani njerezit presin qe ne te kualifikohemi. Do te luajme per te fituar-tha Herri Kejn-kualifikimi do te rriste akoma me shume vetebesimin tek ne. Nuk mund ta perballojme kete sfide me mendime negative’.

Totenhemi po jeton nje moment te arte. Me suksesin ndaj Hadersfildit te shtunen, skuadra e çoi ne 17 numrin e ndeshjeve radhazi pa pesuar humbje. Ne Premier League , Totenhemi eshte ne vendin e 4 me 5 pike me shume se Çelsi.

‘Duhet ta mbajme presionin-vijoi Kane-e dime qe edhe ne Torino luajtem mire dhe mund te kishim fituar. Do te jete nje ndeshje e madhe dhe emocionuese. Luajme futboll per te perjetuar mbremje te tilla’.

Sfidanti.al