Shalke 04 – e sigurt drejt Champions-it, Hamburgu – drejt “Cvajtës”!

Shalke 04, me fitoren 1-0 ndaj Hertës, arriti në vendin e 2-të Bundesligës, duke iu afruar edhe më shumë pjesëmarrjes në Champions-in e ardhshëm. Por, në drejtim të kundërt po lëviz Hamburgu që ka marrë rrugën drejt Bundesligës 2 gjermane, “Cvajta” (e dyta). Me golin që shënoi Marko Pjaca, ekipi i Gelzenkirhenit fitoi tri pikë të çmuara në ndeshjen ndaj Hertës, duke dalë, tani, në vendin e dytë, mbas Bajernit të “paprekshëm” që është bërë pothuajse i paarritshëm.

Kurse Hamburgu nuk arriti që ta mundë Majncin në një ndeshje të drejtpërdrejtë për mbijetesë, megjithëse një pjesë të mirë të kohës luajti me një futbollist më tepër. Ekipi vizitor arriti që ta ruante në shtatë pikë diferencën kundrejt Hamburgut.

Aintrahti fitoi 1-0 ndaj Hanoverit, kurse Bajer Leverkuseni, jashtë fushës së vet, mundi Volfsburgun 2-1, ndërkohë që Hofenhajmi fitoi 2-0 ndaj Augsburgut.

Sfidanti.al