Ishte mungesa e madhe e Paris Sen Zhermen ne ndeshjen me Realin e Madrid, megjithate Nejmar e ndoqi kete perballje dhe e perjetoi eliminimin me vilen e tij ne Belo Horizonte. Sulmuesi brazilian nuk ngurroi te shprehe keqardhjen e tij per kete disfate.
‘Jam i trishtuar per humbjen, por ndjej me shume trishtim per faktin qe nuk munda te ndihmoj skuadren time ne fushen e lojes. Ajo qe me ben te ndihem krenar ishte sforcoja e shokeve te mi te skuadres-shkruan Nejmar ne Instagram.
Nderkaq jane rindezur zerat ne lidhje me te ardhmen e Nejmar. Eliminimi i PSG mund ta shtyje ate qe te shkoje pikerisht ne drejtim te Realit te Madridit diçka qe e ka lene te nenkuptoje edhe Markinjos.
‘I them Nejmarit te qendroje-tha Markinjos-duhet kohe qe te rifitojme vetebesimin, per t’u maturuar si skuader e per te pasur forcen e duhur per zhvilluar ndeshje te tilla. Per ne Nejmar eshte shume i rendesishem. Eshte me rendesi qe ai te besoje te projekti yne, tek lojtaret e skuadra. Tani nuk na mbetet gje veçse te kaperdijme kete humbje’.
Ai qe e ka shprehur me fort zhgenjimin e tij ishte Julian Draksler ne nje interviste per ZDF.
‘Ne vere shpenzuam 400 milione Euro dhe u tha se gjerat do te ndryshonin-tha Draksler-por ne nuk kaluam as raundin. Reali i Madridit luajti i qete, nuk ishte aspak nervoz. Qarkulluam topin, por nuk mund te fitosh vetem me kete aspekt’.
Sfidanti.al