Marko Verrati deshtoi serish ne arenen evropiane, por nuk ishte i vetem. Paris Sen Zhermen nuk u eliminua nga Liga e Kampioneve vetem per faj te tij, por mesfushori italian edhe kete radhe nuk mundi te beje dot gje per te evituar qe historia te perseritet.
Perveç kartonit te kuq qe e detyroi PSG te luaje me 10 lojtare, Verrati tregoi edhe njehere se nuk e ka ende petkun e futbollistit te madh. Per me teper ai karton i marre ne mbremjen e se martes ne Parkun e Princave, e ben ate mbretin e kartonave. Ne fakt ne 313 ndeshje te luajtura, Marko Verrati ka marre ne total 94 kartona; 86 te verdhe e 8 te kuq.
Ai qe i del ne mbrojtje mesfushorit italian te Paris Sen Zhermen eshte pikerisht agjenti i tij Mino Raiola.
‘Marko ishte nder me te miret ne fushen e lojes deri ne momentin e ndeshkimit me karton te kuq-tha Raiola-protestat i beri nga nervozizmi. Edhe Ronaldo protestoi, por ai nuk u denua me karton te kuq’.
Sfidanti.al