De Rosi: Ne i respektojmë të gjithë, por nuk kemi frikë nga asnjë

Kapiteni i Romës, Daniele De Rosi, ishte midis të parëve që reagoi ndaj shortit për ndeshjet gjysmëfinale të Champions-it që e vendosi ekipin e tij përballe Liverpulit.

“Për neve nuk kishte shumë rëndësi se me cilin ekip do të ndesheshim në gjysmëfinale. Të gjithë ekipet në këtë fazë janë cilësorë. Liverpuli bëri të njëjtin heroizëm si edhe në, pasi eliminoi një nga ekipet favoritë kryesorë për trofeun e Champions-it. Ai ekip ka një trajner të shkëlqyer, ne i respektojmë të gjithë ekipet, por, ndërkohë, ne nuk kemi frikë nga asnjë. Ne kemi shanse për në finale”, tha pjesëtari i përfaqësueses italiane.

Sfidanti.al